Arsenali “mbret” i Premierligës, mposht edhe Tottenhamin

Arsenali ka vazhduar të shkëlqej në Premierligë.
Skuadra e Artetas ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 20-të të kampionatit anglez, shkruan Indeksonline.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 14-të, ku një gjuajtje të papërshtatshme të Saka e devijoi portieri Hugo Lloris.
Rezultatin e dyfishoi Odegaard në minutën e 36-të kur shënoi me kokë pas një krosimi të Saka.
Arsenali vazhdon të mbetet në krye me 47 pikë, tetë pikë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/