Arsenali më i pasur se Real Madridi e Barcelona, por paratë i mbajnë në bankë
Sipas mediumit anglez The Sun, Arsenali ka më tepër para në bankë se Manchester United, Real Madridi e Barcelona por po ngurrojnë që të shpenzojnë para në afatin kalimtar.
Duke vlerësuar gjithë asetet, vlerën e futbollistëve dhe pronën etj, Arsenali del të jetë klubi i 5-të më i pasur në botë pas, Manchester Cityt që është në vendin e parë, PSG-së, Bayernit të Mynihut dhe Tottenhamit.
Në janar ekipi i Unai Emery, transferoi vetëm mesfushorin Denis Suares nga Barcelona në formë huazimi. /Indeksonline/