Arsenali me “këmbë” të mbarë e fillon sezonin e ri në Premierligë, shënon fitore ndaj Fulhamit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Fulhamit dhe Arsenalit në kuadër të xhiros së parë në Premierligë.
Djelmoshat e trajnerit, Arteta u treguan të zot në këtë përballje, ku shënuan 3 herë, shkruan IndeksOnline
Lacazette ishte ai që shënoi golin e parë për Arsenalin në këtë takim në minutën e 8’të, duke u futur në histori të Premierligës, me dy gola në fillim të kompeticionit në dy sezone të ndryshme.
Ndërkaq, epërsinë e dyfishoi Gabriel në minutën e 49’të dhe rezultatin përfundimtar në 0:3 e vulosi, Aubameyang në minutë e 57’të takimit.
Kjo është një nismë e mirë e Arsenalit për sezonin e ri në Premierligë.
