75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / MSH

Arsenali me plane të mëdha në përforcimin e ekipit

Arsenali po kërkon të përforcojë ekipin me disa prurje të reja.

Si fillim po diskutohet dhe po mendohet shkëmbimi Aubameyang-Coutinho me Barcelonën. Sulmuesi i Arsenalit nuk është më pjesë tek planet e Artetas dhe kështu anglezët po mendojnë ta shkëmbejnë me Coutinhon e Barcelonës, i cili dhe ky është jashtë planeve të Xavit.

Tashmë Arsenali po mendon të transferojë edhe Marcos Asension nga Real Madridi.

“Fichajes” raporton se Arsenali po përgatit ofertën për spanjollin, por në fillim duhet të bindin Ancelottin.