75 Mall Live Search
08:21 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / G T

Arsenali me rekord pozitiv në garat e UEFA-s në stadiumin “Emirates”

Skuadra e Arsenalit mbrëmë shënoi një fitore minimale 1:0 ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Riznyk (autogol) në minutën e 29-të, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, skuadra e Mikel Artetasit vazhdoi një rekord pozitiv në garat e UEFA-s.

“Topçinjtë” nuk kanë humbur asnjë ndeshje në këto gara qysh nga viti 2015.

Arsenali në tri ndeshjet e para në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e 4-të në tabelë./Indeksonline/