Arsenali mezi paskësh pritur të eliminohet, shkojnë në Dubai për pushime

Skuadra e Arsenalit mbrëmë u eliminua në gjysmëfinale të Carabao Cup nga Newcastle Unitedi pas dy humbjeve, si në shtëpi si mysafir me shifrat 2:0.
Duket se kjo humbje nuk i ka mërzitur lojtarët “topçinjë”. Ata do të udhëtojnë drejt Dubait për të pushuar, shkruan Indeksonline
Skuadra e Arsenalit do t’i ketë 10 ditë pushim dhe tani do i mbush bateritë për të “luftuar” në Premier League.
Ekipi i Mikel Artetas nuk do të luajë futboll deri më datën 15 shkurt, pasi tashmë janë të eliminuar nga FA Cup, që zhvillohet këtë vikend.
Pas pushimit në Dubai, Arsenal rikthehet të luaj në “King Poëer Stadium” ndaj Leicester Cityt, kurse qëndron mbrapa Liverpoolit me gjashtë pikë më pak./Indeksonline/
Thank you, as always, for the incredible away support, Gooners.
— Arsenal (@Arsenal) February 5, 2025
Time to recharge in Dubai, and go again in 10 days’ time. pic.twitter.com/D7drHMyCQX