75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arsenali mposht thellë Standardin e Vojvodës

Arsenali e ka mposhtur thellë ekipin belg, Standard Liege me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Trajneri Unay Emery në këtë ndeshje pushoi pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit të parë, duke iu dhënë mundësi të rinjve.

Sikur ndaj Nottingham Forest edhe në këtë ndeshje shkëlqeu Martinelli që realizoi dy gola dhe tash shkoi në kuotën e 4 golave për vetëm dy ndeshje.

Në minutën e 22-të erdhi edhe goli për 3-0 nga Joseph Willock, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Arsenali e ndali paksa ritmin.

Daniel Ceballos shënoi golin për 4-0, që ishte edhe i fundit në këtë përballje./Indeksonline/