12:38 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arsenali mposht United dhe Cityn për yllin e Bundesligës

Trajneri i Arsenalit i ka kthyer sytë nga Bundesliga dhe është i bindur se do të “peshkojë” njërin nga mesfushorët më të mirë aty.

Bëhet fjalë për yllin e Schalkes, Leon Goretzka i cili po kalon një formë shumë të mirë me skuadrën e tij.

Një numër i klubeve të Evropës janë të interesuar për 22 vjeçarin duke përfshi edhe dy gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe Manchester City.

Mirëpo Wenger është i bindur se i ka mposhtur rivalët për ta rrëmbyer Goretzkan.

Francezi e ka ndjekur atë shumë gjatë dhe ka dërguar shumë agjentë që ta ndjekin atë nga afër. /IndeksOnline/