75 Mall Live Search
16:32 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arsenali mposhtet nga skuadra e parafundit

Arsenali është mposhtur nga Southampton me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin ë Ings në minutën e 20-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Mkhitaryan vetëm tetë minuta më vonë.

Southampton e mbylli pjesën e parë në epërsi pas golit të Ings në minutën e 44-të.

Mkhitaryan e barazoi rezultatin për herë të dytë në minutën e 53-të të ndeshjes.

Goditje e madhe Arsenalit ia dha Austin me një gol në minutën e 85-të të ndeshjes.

Pas kësaj humbje, Arsenali është në pozitën e pestë me 34 pikë. /IndeksOnline/