Arsenali në “emergjencë”, konfirmohen edhe dy mungesa kundër Tottenham
Opsionet në mbrojtjen e Arsenalit janë zvogëluar dukshëm në muajt e fundit.
Hector Bellerin dhe Rob Holding janë mungesat afatgjate për Unai Emery, shkruan Indeksonline.
Por në ndeshjen e fundjavës kundër Tottenham pritet të mungojnë edhe Laurent Koscienly dhe Sead Kolasinic.
Koscielny, i cili shënoi kundër Bournemouth, luajti 90 minuta në mesjavë. Megjithatë pas ndeshjes trajneri konfirmoi lëndimin e tij.
Shqetësim më i madh është shëndeti i Kolasinac. Emery konfirmoi se futbollisti i tij u tërheq pak para ndeshjes sepse boshnjaku po ankon në një problem muskulor. /IndeksOnline/