75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / C E

Arsenali nënshkruan me një lojtar 5-vjeçar

Zayn Ali Salman është bërë lojtari më i ri në histori që ka nënshkruar për Arsenalin dhe me akademinë e futbollit të tyre.

Ali Salman është një talent i ri në futboll!  Kështu duhet të kenë menduar drejtuesit  e Arsenalit, në të kundërt nuk do të firmosnin me Zayn Ali Salman, nënshkrimin më të ri në historinë e paraakademisë së Topçinjve , i cili është vetëm 5 vjeç . Babai i djaloshit 5-vjeçar nuk ndihet i befasuar, teska thekson se djali i tij është ndryshe nga fëmijët e tjerë.

“E kuptova në momentin që ai lindi. Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm megjithëse ai është ende i vogël. Arsenali nuk është menduar aspak për moshën e tij të vogël, pasi e konsideron atë me shumë potencial për të ardhmen”, tregoi babai i 5-vjeçarit për “BBCsport”.

Trajneri i tij, Austin Schofield në akademinë e Arsenalit, shprehej për “BBCSport”, ne e bëmë atë të luajë me fëmijët e moshës së tij, midis  5 ose 6 vjeç, por ai tashmë i tejkaloi të gjithë. Ai ishte më i shpejtë, kishte një prirje më të mirë në fushë, goditi dhe kaloi topin shumë më mirë sesa djemtë e  tjerët. Unë fola me babanë e tij, pasi ai donte ta provonte të luante me fëmijët më të mëdhenj. Kjo ishte kur thashë me vete pse jo? Le ta provojmë.

Sido që të jetë, aftësia e tij me top tërhoqi vëmendjen e Topçinjve. Stephen Deans, një nga “skautët” e klubit, nxitoi të binte në sy. ” Ky fëmijë po bën gjëra që nuk duhet t’i bëjë. Mënyra se si godet topin, shumë komplekse për dikë të moshës së tij. Kur e pashë, i telefonova një shoku dhe ai konfirmoi se ishte 5  vjeç. Unë i thash se ishte e pamundur, nuk mund të ishte fëmijë nga çerdhja. Kështu shkova të flisja me prindërit e tij, e çova në disa seanca stërvitore dhe ai e bëri përsëri. E bën vazhdimisht”, shprehej Stephen Deans.