Arsenali nis bisedimet me supertalentin turk

Arsenali ka nisur bisedimet me supertalentin turk, Arda Guler. Lajmi jipet nga mediat turke.
Guler ka bërë gjashtë gola dhe gjashtë asiste këtë sezon, ndërsa ka regjistruar deri më tani 49 paraqitje me Fenerbahcen.
Reprezentuesi turk shquhet për aftësinë e tij të luaj në dy krahët e sulmit. Newcastle United është skuadra tjetër që po e kërkon 18 vjeçarin.
Guler është nën kontratë deri me 2025./Indeksonline/