75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 25 Gusht 2023 / L K

Arsenali nis “fshesën”, dy largime brenda ditës, njëri shitet, tjetri huazohet

Pas disa blerjeve të bujshme në këtë afat kalimtar, Arsenali tani është aktiv në shitje.

Folarin Balogun do të shitet te Monako. Talenti amerikan ma arritur marrëveshje me skuadrën e madhe franceze për një tarifë rreth 45 milionë euro.

Balogun shkëlqeu te Reims edicionin e kaluar duke rënë në sy të shumë skuadrave evropiane.

Topçinjtë poashtu kanë rënë marrëveshje edhe për huazimin e Tierney.

Mbrojtësi skocez do të huazohet tek Real Sociedad në Spanjë, pa të drejt blerjeje të kartonit të tij./Indeksonline/