Arsenali ofroi më shumë para por Locatelli dëshironte vetëm Juventusin

Transferimi më i bujshëm në Serie A deri më tani është ai i Manuele Locatelli.
Pas shumë bisedimeve e negociatave, Juventusi arriti të bind Sassuolon që të ua shes mesfushorin e talentuar, transmeton Indeksonline.
Drejtori sportiv i Sassuolos, Carnevali në një prononcim për media ka treguar se Arsenali kishte ofruar më shumë para për Locatellin por dëshira e lojtarit ishte vetëm Juventusi.
“Arsenal ofroi më shumë se 40 milion euro për Locatelli, por ëndrra e lojtarit ishte vetëm Juventus dhe bëmë gjithçka ta gjejmë një marrveshje me Juven për t’ja plotësuar dëshiren”, u shprehë ai. /Indeksonline/