75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 03 Qershor 2024 / Gj. Sh

Arsenali, përfundimisht, vendos për fatin e portierit spanjoll

Arsenali ka vendosur të blejë përfundimisht portierin spanjoll, David Raya.

Siç transmeton Romano, Arsenali në ditët në vazhdim do të aktivizojë klauzolën prej 27 milionë eurosh për spanjollin, i cili ishte në huazim nga skuadra e Brentfordit.

Raya, erdhi fillimisht në formë huazimi te “Topçinjtë”, ai i zuri vendin në formacionin startues anglezit Ramsdale dhe ka bërë 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Por pavarësisht formës së tij, Arsenali nuk mundi të fitoi titullin e Premier League duke zënë vendin e dytë./IndeksOnline/