75 Mall Live Search
18:07 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / MSH

Arsenali përmbys epersinë e Bournemouth, fiton në minutat shtesë

Një gol i Nelson në 98+ i ka dhuruar fitoren 3-2 Arsenalit me përmbysje ndaj Bournemouth.

Topcinjtë e panë veten në disavantazh pasi miqtë realizuan me Billing në pjesëne parë.

Edhe e dyta nisi keq për vendasit pasi Senesi dyfishoi shifrat për miqtë.

Por Arsenali realizoi 2 gola të shpejtë me Partey dhe White. 

Ky sukses e mban Arsenalin në vendin e parë me 63 pikë, 5 më shumë se Man City.