20:07 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsenali po humb kundër ekipit të Mërgim Vojvodës, sonte mund të eliminohet nga Liga e Evropës

Standardi i Lieget është duke fituar kundër Arsenalit 1-0, në kuadër të xhiros së fundit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Samuel Bastien shënoi golin e epërsisë për belgët në minutën e 47-të.

Futbollisti kosovar Mërgim Vojvoda nuk është inkuadruar në lojë nga trajneri, që ka vendosur ta lë në bankë rezërve.

Aktualisht, Standardi me këtë rezultat është barazuar në pikë me Arsenalin nga 10.

Për ta eliminuar ekipin londinez, belgët duhet të fitojnë me 5 gola diferencë, ngase ndeshjen e parë në Emirates, Arsenali e kishte fituar 4-0.

/Indeksonline/