Arsenali po interesohet për portierin e Brentfordit

Arsenali thuhet se po shqyrton një lëvizje për portierin e Brentfordit, David Raya.
Sipas The Athletic, Arsenali dëshiron të nënshkruajë me Rayan për të konkurruar me portierin e parë, Aaron Ramsdale.
Arsenali nuk ka bërë ende një ofertë për Raya, teksa Brentfordi është i vetëdijshëm për interesin e tyre dhe 27-vjeçari dëshiron të bëjë kalimin në “Emirates Stadium”.
Ndërkohë, Nottingham Forest është i interesuar të nënshkruajë me portierin e dytë të Arsenalit, Matt Turner, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht ka një hendek në vlerësimet në lidhje me një marrëveshje për Turner, por diskutimet janë në vazhdim.
Përderisa, Brentfordi e vlerëson Rayan në 40 milionë funte.