23:07 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsenali po përjeton ditë të zeza, në shtëpinë e vetë Brightoni e bënë për “5 pare”

Arsenali nuk ka fituar as 59 ditësh në Premier Ligë. Londinezët u mposhtën nga Brightoni 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së 15-të.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Webster në pjesën e parë, ndërsa Arsenali barazoi në fillim të pjesës së dytë me Lacazette.

Golin e fitores për Brightonin e realizoi Maupay, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj disfate, Arsenali mbetet në vendin e 10-të më 19 pikë, 10 më pak se Chelsea në vendin e 4-të.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e dytë që trajneri i përkohëshëm i Arsenalit, Freddie Ljunberg nuk arrinë fitore.

/Indeksonline/