Arsenali ‘poshtron’ Atletico Madridi, e mposht me rezultat të thellë

Arsenali e ka shënuar fitoren e radhës në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
“Topçinjtë” triumfuan thellë 4:0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse pjesa e dytë tregoi fytyre krejtësisht tjetër.
Gabriel zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 57-të të ndeshjes.
Në të 64-tën Martinelli me gol të bukur e dyfishoi epërsinë, para se Gyokeres të realizonte tre minuta më vonë.
E në të 70-tën sulmuesi suedez shënoi edhe njëherë tjetër për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Arsenali tani ka nëntë pikë në vendin e tretë me tetë gola të shënuar dhe asnjë të pranuar.
Në anën tjetër, Atletico Madridi zbret në vendin e 18-të momentalisht.