Arsenali pranon ofertën e Herthas për Granit Xhakën
Arsenali e ka pranuar ofertën e Hertha Berlinit për të transferuar Granit Xhakën në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “L’Equipe”, Xhaka tashmë e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Arsenalit dhe shumë shpejtë do të rikthehet në Bundesligë.
Arsenali ka pranuar ofertën e Hertha Berlinit për të huazuar yllin shqiptar dhe ka të drejtë ta blejë atë në qershor për rreth 30 milionë euro.
Xhaka iu bashkua londinezëve në vitin 2016 për 45 milionë euro nga Borusia Munchengladbachu. /IndeksOnline/
