75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / Gj. Sh

Arsenali prek çerekfinalen, pret fituesin e ndeshjes Atletiko Madrid – Real Madrid

Arsenal ka kaluar pa asnjë problem në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

”Topçinjët” barazuan sonte 2-2 me PSV-në, në ”Emirates Stadium”, por kaluan tutje falë fitores bindëse në ndeshjen e parë, me rezultat 7-1, shkruan IndeksOnline.

Oleksandr Zinchenko i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 6-të.

Ivan Perisic barazoi shifrat në minutën e 18-të, derisa Daclan Rice edergoi skuadrën londineze në pushim me epërsi, pasi shënoi golin e dytë, në minutën e 37-të.

PSV barazoi edhe njëherë rezultatin, me golin e Couhaib Driouech, në minutën e 70-të.

Arseanli në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, e pret fituesin e ndeshjes mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit, e cila ka shkuar në extra-time./IndeksOnline/