Arsenali punëson ekspertin që vite më parë e ndihmoi Liverpulin ta fitoj Premierligën
Arsenal ka ndërmarrë një hap tjetër strategjik në garën për titullin e Premier League, duke shtuar në stafin e tij teknik një emër me përvojë të madhe.
Klubi londinez ka angazhuar Thomas Grønnemark, ish-trajnerin e specializuar për hedhjet nga jashtë fushe, i cili më parë ka punuar me sukses te Liverpool, shkruan IndeksOnline.
Grønnemark njihet si një nga ekspertët më të mirë në botë në këtë aspekt specifik të lojës dhe ka qenë pjesë e stafit të Jurgen Klopp gjatë periudhës më të suksesshme të Liverpool-it, ku “The Reds” fituan Premier League dhe Champions League.
Sipas raportimeve, danezi do të ketë rol këshillues dhe do të ndihmojë lojtarët e Arsenal-it të përmirësojnë përdorimin e hedhjeve nga jashtë fushe, si në fazën sulmuese ashtu edhe në mbajtjen e posedimit të topit.
Ky detaj, ndonëse shpesh i nënvlerësuar, ka rezultuar vendimtar në shumë ndeshje të nivelit të lartë.
Nën drejtimin e Mikel Artetës, Arsenal është shndërruar në një nga skuadrat më të rrezikshme në Premier League nga situatat e standardizuara, dhe shtimi i Grønnemark shihet si një përpjekje për të fituar avantazhe të vogla, por shumë të rëndësishme, në garën e fortë për titull.
“Topçinjtë” vazhdojnë të tregojnë ambicie të qarta për të konkurruar deri në fund të sezonit dhe përforcimi i stafit teknik dëshmon seriozitetin e projektit të klubit./IndeksOnline/

