75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / OSH

Arsenali reagon pas ofendimeve ndaj Bukayo Sakas: Kokën lartë djalosh, mezi presim të kthehesh tek ne

Bukayo Saka ka qenë figura tragjike e Anglisë në finalen e humbur mbrëmë ndaj Italisë në Kampionatin Evropian. Talenti 19 vjeçar anglez e humbi penalltinë vendimtare duke nënshkruar dështimin e “albionëve”.

Ndaj tij ka patur shumë ofendime nga tifozët anglezë, e disa nga to ishin fyerje raciste. Skuadra e Sakas, Arsenal ka dalur me reagim për këtë.

“Klubi është krenar që ai ka përfaqësuar Anglinë me moshën që ka. Kjo ndjenjë e krenarisë u kthye në trishtim nga komentet raciste ndaj lojtarit tonë. Platformat dhe autoritetet e mediave sociale duhet të veprojnë që ndalojnë abuzimet në rrjetet e tyre. Mesazhi ynë për Bukayo Sakan është se, ai duhet ta mbajë kokën lart dhe se ne jemi krenar për të. Mezi presim ta shohim përsëri në shtëpinë tonë” thuhet në reagimin e Arsenalit./Indeksonline/