75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / Gj. Sh

Arsenali rikthehet në krye të Premierligës

Skuadra e Arsenalit është rikthyer si lider i Premierligës angleze.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të, “Topçinjët” shënuan fitore si nikoqir i Lutonit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

Martin Odegaard i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 24-të, derisa Daiki Hashioka realizoi autogol në minutën e 44-të.

Skuadra e drejtuar nga Mikael Arteta, pas kësaj fitore rimerr kreun e tabelës me 68 pikë, një më shumë se Liverpuli.

Në anën tjetër, Luton ka 22 pikë dhe renditet në vendin e 18-të./IndeksOnline/