75 Mall Live Search
20:26 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / G T

Arsenali rikthehet te tri pikëshi, shënon pesë gola ndaj Crystalit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore në derbin londinez ndaj Crystal Palaces me shifrat 1:5.

Qysh në pjesën e parë, “Topçinjtë” treguan se kanë udhëtuar për t’i kapur tri pikët, shkruan Indeksonline

Në 45 minutëshin e parë, skuadra mysafire shënoi tri gola me anë të: Gabriel Jesus (2) dhe Kai Havertz.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe dy gola tjerë me anë të: Gabriel Martinelli dhe Declan Rice.

Kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Sarr në minutën e 11’të në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tretë, një më pak se vendi i dytë, Chelsea (34)./Indeksonline/