Arsenali shënon fitore ndaj Manchester United në miqësoren e ShBA

Skuadra e Arsenalit e ka shënuar fitoren e dytë në po aq ndeshje miqësore të luajtura deri më tani.
”Topçinjët” në turneun e ShBA-ve, mposhtën Manchester Unitedin, me rezultat 2-1, shkruan IndekOnline.
”Djajtë e kuq” kaluan të parët në epërsi, me golin e Rasmus Hojlund në minutën e 9-të.
Në minutën e 26-të, Gabriel Jesus barazoi shifrat në 1-1.
Fitoren Arsenalit ia siguroi Gabriel Martineli, i cili shënoi në minutën e 81-të./IndeksOnline/