Arsenali shënon fitoren më të madhe të sezonit, ngritet në vendin e tretë
Arsenali ka mposhtur Neëcastle United 2-0 në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Premier League.
Aaron Ramsey ka shënuar për epërsinë e londinezëve në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizoi francezi Alexandre Lacazette.
Skuadra e Unai Emery me këtë fitore është ngritur në vendin e 3-të në tabelë me 63 pikë.
Këtë pozitë e ka mbajtur Tottenhami që më shumë se dy muaj. /Indeksonline/