75 Mall Live Search
23:10 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Arsenali ”shkel” PSV-në, rikthehet me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve

Shtatë vite mungesë për Arsenalin në Ligën e Kampionëve, ishte motiv skuadra londineze të rikthehen me një fitore bindëse.

‘Topçinjët” në ”Emirates Stadium” mposhtën PSV-në me rezultat të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.

Bakayo Saka hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërsa Leandro Trossard dyfishio rezultatin në minutën e 20-të.

Arsenali siguroi fitoren qysh në pjesën e parë, kur në minutën e 38-të Gabriel Jesus shënoi për 3-0.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Martin Odegaard në minutën e 70-të.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Sevilla barazoi në shtëpi me skuadrën e Lensit, me rezultat 1-1.

Pas ndeshjeve të sotme, Arsenali renditet e para në tabelë me 3 pikë, Sevilla dhe Lens kanë nga 1 pikë, ndërsa PSV është e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/