Arsenali shkon në pushime si lider i Premierligës

Arsenali ka mposhtur Wolvesin me rezultat 2-0 në ndeshken e javës së 16-të të Premierligës.
Dy golat e Martin Odegaardit (55’ 75’) në pjesën e dytë ia dhanë fitoren mjaft të vlefshme trajnerit Mikel Arteta.
E vetmja gjë negative sot për Arsenalin ishte Granit Xhaka. Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 15-të për shkak të një shqetësimi që e ndjeu.
Fitorja e shkëput plus pesë pikë Arsenalin në vendin e parë. Kanë 37 pikë, ndërsa City i vendit së dytë ka 32 pikë. SHIKO GOLIN 1 SHIKO GOLIN E 2