Arsenali shpreson për një vend në Europa League, West Brom bie nga Premierliga

Arsenali ka mposhtur West Bromin me rezultat 3-1 më ndeshjen e javës së 35-të të Premierligës.
Skuadra e Artetas shënoi dy gola në pjesën e parë të takimit, shkruan Indeksonline.
Fillimisht realizoi Smith Rowe në minutën e 29-të derisa rezultatin e dyfishoi Pepe në minutën e 35-të.
Golin e vetëm West Brom e shënoi në minutën e 67-të me anë të Perreiras.
Në fund të ndeshjes, Arsenali realizoi edhe golin e tretë me anë të Willian.
Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e nëntë me 52 pikë derisa ka gjasa për një vend në Europa League.
West Brom sezonin e ardhshëm do të bëj gara në Championship. /IndeksOnline/