Arsenali shumë afër të nënshkruaj me yllin e Copa Americas
Arsenali raportohet se është afër të nënshkruaj me anësorin e Gremios, Everton Soares.
Tarifa e mundshme për brazilianin nuk dihet ende, por ka të ngjarë të jetë midis 30-35milionë funte.
Arsenali kohët e fundit emëroi Edu si drejtor të ri teknik dhe lidhjet e tij me lojtarin kanë qenë një faktor kyç në negociatat që po përparojnë, raporton GivemeSport, përcjellë Indeksonline.
Everton ishte një lojtar i panjohur përpara Copa America këtë verë, por reputacioni i tij në të gjithë Evropën është rritur me siguri në muajin e fundit.
Ai u shpall top golashënuesi i Copa America duke e fituar kështu këpucën e artë në këtë kampionat./Indeksonline/