75 Mall Live Search
19:35 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Arsenali si Liverpooli, ngec në “luftë” për titull – mposhtet në shtëpi

Skuadra e Arsenalit është mposhtur në shtëpi ndaj Aston Villas me rezultatin 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Dy golat e ndeshjes u realizuan në fund dhe heshtën pothuajse gjithë stadiumin “Emirates”, shkruan Indeksonline

Ishte Bailey dhe Watkins që realizuan dy gola të bukur për të “fundosur” ekipin e Mikel Artetas.

Arsenali tani mbetët në pozitën e 2-të me 71 pikë, dy më pak se lideri Manchester City (73)./Indeksonline/