75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 04 Mars 2025 / MSH

Arsenali siguron çerekfinalen e Champions-it, turpëron PSV-në në shtëpi

Me këtë rezultat, s’të nevojitet fare ndeshja e kthimit…

Kjo pasi Arsenali është duke e mposhtur me rezultat 1:7 PSV-në, raporton Indeksonline.

Ndeshja po zhvillohet në “Philips Stadium” në Holandë, dhe “Topçinjtë” janë duke e dominuar plotësisht lojën.

Tri gola në pjesën e parë dhe katër në të dytën i dhurojnë djemve të Artetas komfort të plotë për ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme në “Emirates”.

Golat u shënuan me radhë si në vijim:

Timber 0:1 (’18);

Nwaneri 0:2 (’21);

Merino 0:3 (’31);

Lang 1:3 (’43);

Odegaard 1:4 (’47);

Trossard 1:5 (’48);

Odegaard 1:6 (’73);

Calafiori 1:7 (’85)./IndeksOnline/