Arsenali synon transferimin e sulmuesit ukrainas

Skuadra e Arsenalit ka bërë disa transferime gjatë këtij afati kalemtar, duke e përforcuar skuadrën për sezonin 2022/23.
Por si duke trajneri Mikael Arteta ende nuk e kampletuar ekipin të cilin e dëshiron.
Topçinjët tani po sunojnë transferimin e sulmuesit ukrainas, Mykjaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk , shkruan IndeksOnline.
Përveç Arsenalit, 21 vjeçari është duke u kërkuar edhe nga disa klube si Juventus, Monaco dhe Bayer Leverkusen.
Mudryk ka kontratë me Shakhtar Donetsk deri në verën e vitit 2026, por klubi ukrainas është i gatshëm ta shes nëse vjen një ofertë mbi 10 milionë euro./IndeksOnline/