09:52 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsenali i përçarë, Ozil i frustruar i bërtet bashkëlojtarit

Arsenali nuk po arrin assesi të këndellet dhe ta gjejë rrugën drejt fitores.

“Topçinjtë” u mposhtën 2:1 nga Brightoni, ndërsa vërshëllima e fundit e gjyqtarit ishte tejet frustruese edhe për yllin gjerman, Mesut Ozil.

Në një video, ai shihet tejet i zemëruar, duke i bërtitur Alexandre Lacazettit, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Ljunbergut ishte komplet jashtë loje dhe në fund të ndeshjes u ndiee i zhgënjyer tej mase.

Reagimi emocional i Ozilit ishte dëshmi e kësaj dhe Hector Belleri reflektoi pas ndeshjes se ai ishte i humbur për fjalë.

Ai tha: “Nuk di se çfarë të them. Kam ndjenjën se çdo gjë që ne bëjmë nuk del si duhet./Indeksonline/