19:27 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Arsenali tregon se është në luftë për titull, fiton ndaj Liverpoolit në “Emirates”

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 23-të të Premier League, pasi mposhti 3:1 rivalin e drejtpërdrejt për titull, Liverpoolin.

Qysh në minutat e para skuadra e Mikel Artetas tregoi se është e gatshme t’i marrë tri pikët, shkruan Indeksonline

Në minutën e 14’të, Bukayo Saka shënoi për rezultatin 1:0.

Por në fundin e pjesës së parë, The Reds barazuan shifrat me autogolin e Gabrielit.

Në pjesën e dytë, Arsenali tregoi forcat dhe arriti t’i shënonte dy gola.

Fillimisht në minutën e 67’të, sulmuesi brazilian Martinelli shënoi pas një gabimi nga Van Dijk dhe Alisson.

Kurse golin e fundit e shënoi belgu, Torssard.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” rikthehen në pozitën e dytë dhe në luftë serioze për titull kampion. Ata tani kanë 49 pikë, dy më pak se lideri, Liverpooli (51)./Indeksonline/