20:54 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. A

Arsenali triumfon dhe kualifikohet tutje e Milani dëshpëron në Europa League

Arsenali ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit të Ligës së Evropës.

Londinezët fituan 3-0 kundër Moldes në udhëtim me golat e Nicolas Pepe, Reiss Nelson dhe Folarin Balogun.

Ekipi i Mikel Artetas ka siguruar lidershipin në grup me 12 pikë, 6 më tepër se Molde që mbetet në vendin e dytë.

Ndryshe është situata për skuadrën italiane Milan, që po përjeton formë të mirë në Itali por jo edhe në Europa League, shkruan Indeksonline. ‘Rosonerët’ barazuan 1-1 kundër Lille në vizitë.

Sergio Castillejo kaloi në epërsi italianët por Jonathan Bamba ia mohoi fitoren duke barazuar rezultatin.

Lille mbetet lider në grup me 8 pikë, 1 më tepër se Milan që është në vendin e dytë.

Sparta e Pragës është e treta me 6 pikë.

/Indeksonline/