08:14 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arsenali triumfon ndaj Bayernit në International Champions Cup

Arsenali ka mposhtur Bayernin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të International Champions Cup që po luhet në SHBA.

Skuadra londineze kështu e fillon me fitore fazën parasezonale, shkruan Indeksonline.

Arsenalin e kaloi në epërsi një autogol i Poznanski në minutën e 49-të.

Rezultatin arriti ta barazoj Robert Lewandowski në minutën e 71-të.

Golin e fitores e shënoi Nketiah në minutën e 88-të.

Ndeshjen tjetër Arsenali e luan kundër Fiorentinës derisa Bayerni do të ndeshet me Real Madrid. /IndeksOnline/