75 Mall Live Search
15:14 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Arsenali vazhdon garën në katër fronte, kalon tutje edhe në FA Cup

Skuadra e Arsenali po vazhdon garën në katër fronte, pasi ka kaluar në çerekfinale të FA Cup.

“Topçinjtë” në ndeshjen e 1/8-së së finales shënuan fitore si mysafire e Mansfield, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Noni Madauke shënoi golin e epërsisë për skuadrën londineze, në minutën e 41-të.

Futbollisti i Mansfield, Will Evans do ta mbaj gjatë golin e shënuar ndaj Arsenalit, ku baraoi shifrat në 1-1.

Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi Eberechi Eze riktheu epërsiën e Arsenlait në minutën e 66-të, gol ky i cili ishte vendimtar për të siguruar fitoren dhe kalimin në çerekfinale të FA Cup.

Kësisoj Arsenali po vazhdon garën për katër trofe këtë sezon, ku aktualisht është lidere e Premierligës, ka arritur në finale të Carabao Cup ku do të luaj me Manchester Cityn, derisa në Champions League, në 1/8 e finales do të përballet me Bayer Leverkusenin./IndeksOnline/