Arsenali vazhdon kryesimin në Premier League, fiton derbin e Londrës

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 35-të në Premier League pasi mposhti 2:3 Tottenham Hotspurin.
“Topçinjtë” e mbyllen fatin e kësaj ndeshje qysh në pjesën e parë, me tri gola të shpejtë, shkruan Indeksonline
Fillimisht shënoi Hojbjerg (autogol) në minutën e 15’të, më pas Saka dhe Havertz në minutat 27’të dhe 38’të.
Në pjesën e dytë, Tottenham Hotspur shënoi dy gola dhe ishte afër të bënte rikthim në rezultat, por s’e deshti fati.
Dy golat për ekipin e Spurs i shënuan: Romero dhe Son (nga penalltia).
Arsenali me këtë fitore mbetët në pozitën e parë me 80 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Manchester City (76) – që ka dy ndeshje më pak./Indeksonline/