75 Mall Live Search
22:46 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Arsenali vazhdon sigurt drejt titullit, mposht me rezultat të thellë Evertonin

Arsenali ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në Premierligën angleze.

”Topgjinët” fituan me rezultat të thellë 4-0, ndaj Evertonit, në ndeshjen e mbetur të javës së shtatë, shkruan IndeksOnline.

Bukayo Saka hapi serinë e golave në minutën e 40-të, ndërsa pesë minuta më vonë, Gabriel Martinelli dyfishoi rezultatin e Arsenalit.

Martin Odegaard shënoi golin e tretë për ”Gunners” në minutën e 71-të.

Martinelli shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Arsenalin në këtë ndeshje në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Mikael Arteta mban vendin e parë në tabelë me 60 pikë, pesë më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër skuadra e Evertonit mbetet në zonen e rrezikshme me 21 pikë të grumbulluara, duke u renditur në vendin e 18-të./IndeksOnline/