75 Mall Live Search
23:08 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Arsenali vuan ndaj Ipswich por merr tre pikë

Arsenali ka shënuar një tjetër fitore në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, ”Topçinjët” mposhtën para tifozeve vendas skuadrën e Ipswichit, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kai Havertz, në minutën e 26-të.

Me këtë fitore, Arsenali është ngritur në vendin e dytë në tabelë, me 36 pikë, gjashtë më pak se Liverpuli.

Në anën tjetër, Ipswich renditet e parafundit në tabelë, me vetëm 12 pikë./IndeksOnline/