75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arsenali zhgënjen tifozët, as gjysma e stadiumit nuk mbushet për duelin me Frankfurtin

Pavarësisht që ndeshja me Eintrachtin e Frankfurtit, cilësohet si sfida më e rëndësishme e grupit, kjo nuk i ka joshur tifozët e Arsenalit që ta mbushin stadiumin Emirates.

Edhe pse kapaciteti i këtij stadium është mbi 60 mijë ulesë, ai nuk është mbushur as 50%.

Sipas mediumeve angleze prezent janë afro 25 mijë tifozë londinez.

Nëse ky numër zyrtarizohet atëherë Arsenali do të regjistronte numrin më të vogël të tifozëve prej se luan në Emirates Stadium.

Rekordi aktual është 25,909 kundër Bate Borisovit.

/Indeksonline/