75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 03 Qershor 2022 / kutia

Arsenali zyrtarizon largimin e Lacazette

Alexandre Lacazette ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali pas 5 vitesh të kaluara te skuadra londineze. Ylli francez nuk do të vazhdojë kontratën me pëlqim të dyanshëm.

“5 vjet më parë, ëndrra ime u bë realitet… të nënshkruaja për Arsenalin. Ka qenë nder të vesh fanellën, të jem pjesë e kësaj familjeje. Kam fituar trofe, kam takuar miq të vërtetë dhe të bukur dhe jam dashuruar edhe më shumë me këtë klub. Ka qenë një kënaqësi” shkruan Lacazette në mesazhin lamtumirës.

Sulmuesi francez pritet të rikthehet në Francë tek Lioni./Indeksonline/