20:59 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Arsenalit i nevojitet stabilitet, jo ndryshim”

Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke thotë se klubi ka nevojë për një “periudhë stabiliteti dhe jo ndryshim” pas kritikave të fundit nga grupet e tifozëve dhe blogerët.

Një letër e nënshkruar i bëri thirrje atij të “ri-forcojë” Arsenalin me një riformatim të bordit dhe e akuzoi atë se po e përdor Arsenalin si një “mjet investimi”, raporton BBC News, përcjellë Indeksonline.

Është hera e parë që shumë tifozë kanë bashkuar forcat për të shprehur pakënaqësinë me miliarderin.

“Ne me respekt nuk pajtohemi për të qenë në udhëkryq,” tha Kroenke.

Arsenali nuk ka arritur të fitoj titullin e Premierligës nga sezoni 2003/04, derisa vitet e fundit ka dështuar edhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Indeksonline/