75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Arsene Wenger i bie pishman pse nuk shkoi në Real Madrid: Dy herë mu dha mundësia

Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger ka dhënë një intervistë të fundit duke treguar për të kaluarën dhe mos-largimin nga Arsenali.

Wenger tha se dy herë kishte oferta nga Real Madridi, por që i refuzoi për shkak të dashurisë së madhe që kishte për ekipin “Topçinjë”, shkruan Indeksonline

“Mund të shkoja në Real Madrid, madje dy herë. Mund të shkoja edhe në Juventus, PSG apo Manchester United.

“E meta ime fatale ishte se unë e dua shumë vendin ku punoj, vendin ku isha. Më vjen keq. Duhet të kisha shkuar diku tjetër”, u shpreh trajneri francez

Si trajner i Arsenalit, Wenger fitoi tre herë titullin e Premier League, shtatë herë titullin e Fa Cup./Indeksonline/