10:53 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arsene Wenger konfirmon lajmin e keq për Arsenalin

Arsenali luan të shtunën kundër Tottenhamit në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës.

Topxhinjtë nuk do të llogarisin në shërbimet e sulmuesit frances, Olivier Giroud pasi ka pësuar një tendosje të kofshëve në ndeshjen kundër Wellsit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës Arsene Wenger, shkruan indeksonline.

“Giroud mori një lëndim, nuk mendoj se ai do të jetë në dispozicion. Është afatshkurtër, duhet ta vlerësojmë atë të hënën”.

Mirëpo një  mundësi e mirë është që Shkodran Mustafi dhe Danny Welbeck të kthehen nga lëndimet.

Mbrojtësi gjerman nuk ka luajtur në më shumë se një muaj që nga ndeshja kualifikuese e Gjermanisë në Kupën e Botës me Azerbajxhanin. /IndeksOnline/

Temat: