Arsene Wenger thotë se Grealish ishte fajtor për eliminimin e Cityt!

Jack Grealish është veçuar për kritika nga Arsene Wenger pas eliminimit të turpshëm të Manchester Cityt.
Trajneri francez ka thënë se është befasuar nga markimi i dobët që i ka bërë ylli anglez Dani Carvajalit në momentin e krosimit të tij tek goli i dytë.
“Shikojeni momentin kur janë një kundër një, Grealish kundër Carvajal. Ai nuk lufton aspak për të ndalur krosimin e tij, qëndron me komoditet përballë tij. Kur topi futet në kuadrat, gjithçka mund të ndodhë, ashtu siç edhe ndodhi. Pasimi ishte nga një krah në krahun tjetër, dhe City nuk bëri asgjë për të penguar. Mund ta merrni me mend që Grealish është futbollist që kushton mbi 100 milionë euro” ka thënë Wenger./Indeksonline/
Rodrygo Goes Second Goal Vs Man City#RealMadridManchesterCity | #HalaMadrid #RealManCity pic.twitter.com/zvP1jRbxuJ
— Waseem Lazkani (@waseem_lazkani) May 4, 2022