75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 24 Qershor 2025 / A. M.

Arsenijeviq mohoi posedimin e monicionit, Gashi: Të kanë zënë me “pelë” për dore

Komentatori politik, Blerim Gashi i ka reaguar politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq pas mohimeve se monicioni i gjetur në Zveqan ishte i tij.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë është e vërtetë, ai duhet të vijë në hetime të bëra qoftë edhe nga ndërkombëtarët.

Në kësi situate, kur në gjuhën shqipe thuhet “Të kanë zënë me pelë për dore”, me alltia e armatim për një njësitë. Ky duhet të vijë edhe të tregoj, e jo me një polic të Eulexit por me shtatë, e edhe të ndërkombëtarëve nëse ka nevojë“, ka thënë ai mes tjerash.

Paraqitja dhe arsyetimet e Aleksandar Arsenijeviq pas bastisjeve në pronën e tij, sipas komentatorit politik, Fidan Rama janë mashtrime e viktimizime.

Sipas Ramës, për t’u vërtetuar pafajësia siç thuhet nga vet ai, duhet ballafaquar me sistemet e drejtësisë në shtetin e Kosovës.

Që nga minuta e parë po e luan rolin e viktimës, po viktimizohet në mënyrë ekstreme për gjithçka që ka ndodh. Më duket e panevojshme forma se si viktimizohet. Po e shoh kontravers, rrjedhimisht edhe mashtrues. Situata është e qartë, nëse e pranon që ajo pronë është e tij, më të voglën arsye e ka që të vijë e ta mbroj të vërtetën e tij. Krejt çka po du me i thënë është me ardh në Kosovë dhe me u ballafaqu me atë se çfarë po shohim ne”, deklaroi ai.  

Kthimin tek organet e drejtësisë në shtetin e Kosovës, politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq thotë se do ta bëj më një kusht të caktuar.

Në linjë direkte për Politiko, Arsenijeviq deklaroi se do të kthehet vetëm nëse merr garanci për drejtësi gjatë procesit, ku po hetohet lidhur me bastisjet në Zveqan.

Ai thotë se një gjë të tillë, ngurroi ta bënte si shkak i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla, ku kërkohej arrestimi i tij.

Thirrja e policisë mua më gjeti në rrugë, kam qenë në udhëtim. Dje kam dashur të kthehesha, mirë kur e kam parë postimin e z.Sveqla që e prehu shpatën, të themi figurativisht, ndërkohë që i kam pasur edhe disa vizita mjekësore, dhe nëse marr garacionin që procedura do të jetë e drejtë. të jem i sinqertë kam edhe frikë. Policia i ka shenjat e gishtërinjëve të mijë” tha ai.